Loading...

Para kësaj date mos bëni gafë të planifikoni pushime

Muaji qershor ka qene i lagësht për stinën që i përfaqëson duke prishur edhe pushimet e atyre që zgjodhën qershorin për të shkuar në bregdet. Por në ditët në vijim situata duket se do të ndryshojë, madje duke filluar që prej ditës së nesërme kur do të ketë rikthime të motit të qëndrueshëm.

Metereologu Metodi Marku teksa ka folur për mediat bën me dije parashikimet për fundjavën dhe fillimet e muajit korrik. Sipas parashikimeve të Insitutitit të Gjeoshkencës, dita e nesërme sjell ndryshime, më pak vranësira, mundësi më të pakta për reshje si edhe temperatura më të larta në fundjavë.

Paraditet e ditëve të tjera deri të dielën do të kenë shumë pak vranësira. Pasditet mund të kenë shi. Temperaturat do të ndryshojnë. Rritje 1-2 gradë. Mot i përshtatshëm për plazh. Kaluam dy fenomene shumë intensive që kaluam ka patur një përzierje të ujërave në Detin Adriatik, tashmë temperaturat janë 2 gradë-3 gradë më të ulëta.

Për këdo që ka menduar si alternativë bregdetin, ky fund qershori dhe fillim korriku vjen me diell. Ndërsa, vera e këtij viti pritet të jetë më e freskët se e vitit të shkuar, por me më pak reshje se 2017.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *