Loading...

Të dhënat e para për autorin e vrasjes së dysfishtë në Vlorë!

[sgmb id=”1″]

Krimi makabër që ndodhi pasditen e së mërkurës në Vlorë, ku humbën jetën dy persona, ende nuk ka një autor të dyshuar.

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të dyshuar që mund të kenë dijeni ose lidhje me vrasjen e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Roland Saliu dhe pronarit të televizionit Erven Hyseni. Gjithashtu, ka filluar dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në çastin e atentatit. 

Policia, me specialistët e saj antikrim, ka përpiluar edhe një herë dinamikën e ngjarjes dhe saktëson se autori dyshohet të ketë qenë rreth 35 vjeç dhe i veshur sportiv. – shkruan TCH.

Qetësisht, autori ka qëlluar me kallashnikov në zonën më të populluar, duke marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kalimtarë të rastësishëm, apo qytetarë që po konsumonin kafe, nxituan të ruanin veten dhe fëmijët. Ka qenë ora 19:40 e pasdites në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Shënjestër dyshohet se ka qenë Erven Hyseni, pronari i një televizoni lokal, ndërsa Roland Saliu, drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte në të njëjtin ambient duke pirë një kafe. Saliu sapo ishte kthyer nga një takim elektoral dhe si duket kishte vendosur të konsumonte një kafe. Të dy rezultonin të ulur në tavolina të ndryshme. Kamerat e lokalit te “Hotel Vlora” kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç, i cili me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri. Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com