Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër- Kakavijë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit me inicialet B.K dhe O.B., që ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” jashtë rrezikut për jetën.
Automjetet e përfshira në aksident janë një tip “Mercedes Benz” me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër. Automjeti tip “Wolsvagen” me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë. Si dhe automjeti tip “Wolsvagen’ me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.