Loading...

Kupolës së inkriminuar nuk i leverdisin negociatat, profesor Kabo tregon cili do jetë “fati” i shqiptarëve

Shqipëria do të duhet që të plotësojë “detyrat” edhe për një vit që t’i hapet porta për në familjen europiane. Por duke parë se kjo gjë ndodh pikërisht për shkak të kupolës të inkriminuar, duket se plotësimi i kushteve do të jetë sërish larg, pasi asnjërës nga palët nuk i leverdis hapja e negociatave. Një gjë të tillë kostaton edhe profesori Përparim Kabo, i cili në analizën e tij shkruan si më poshtë:

Dikur një politikan relevant shqiptar pat thënë se Shqipëria mund të pranohet në BE në 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë botrore pra do i takonte ditët e para të nëntorit 2018…Ne pritëm gjatë ditëve të qershorit 2018 në kuadër të 140 vjetorit të Kongresit të Berlinit duke besuar në atë që njihet prej ca vitesh si procesi i Berlinit…Përgjigjia erdhi shihemi nga qershori 2019-s!

…Palët politike tashmë të ndara e në armiqësi do të vrapojnë ta lexojnë njëra si një fitore se hapja e negociatave është kryer dhe vetëm është shtyrë në kohë për një vit-qershor 2019. Pala tjetër do e lexoje situaten si një kohë për anarki me qëllim sulmin ndaj qeverisë aktuale dhe asfiksmin institucional të vendit duke bllokuar proceset reformuese nën monitorimin e partnerëve ndërkombëtar pa çka që edhe këta ndryshime janë duke ecur aq avash sa të duken si të pamundur të kryhen si duhet dhe kur duhet

…Ne si qytetar të këtij vendi duhet të lexojmë me mendje të kthjellët dhe me atdhedashuri përgjigjen e BE-s me qëllim që Shqipëria atdheu ynë ta meritojë futjen në BE, ndaj le ti shohim kushtet e BE-s

…1-REFORMA ZGJEDHORE (leximi parë, përgjegjësia është e atyre që e hartojnë reformën, forcat politike dhe aprovimi në Parlament. Leximi dytë, përgjegjësia është e klasës politike. Përfundimi nuk morrëm përgjigje pozitive sepse sistemi zgjedhor nuk ka dhënë garanci të një demokracie funskionale dhe se për pasojë institucionet janë të kapura deri nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë nuk japin garanci. PËRGJEGJËSIA e KLASËS POLITIKE.

2- BE kërkon luftën kundër KRIMIT TE ORGANIZUAR. Po çfarë do të thotë krim i iorganizuar? Organizatat kriminale të trafiqeve, të pastrimit të parave dhe akteve të rënda kriminale që veprojnë në një treg lokal dhe rajonal e global, kanë shtënë në dorë segmente të shtetit dhe pushteteve, duke siguruar autoritet vendimmarrës dhe mundësi që të veprojnë jashtë kontrollit ligjor. Ata që janë në shtet dhe i ndihmojnë e bëjnë këtë krim të quhet i organizuar. Përfundimi…përgjgjësia është e institucioneve, organeve ligjzbatuese, atyre të taks-tatimeve, bankave dhe medias.

Kushti tjetër i BE-s 3-LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT…Pra kemi një sistem korruptiv që ka kapur drejtësinë e cila është future në Veting me ritmin e breshkës dhe duhen 10 vite të mbyllet, kemi klasë politike me pasuri të pajustifikuar dhe një popull që varfërohet duke krijuar një shoqëri me një polarizim ekstrem vërtetuar kjo gjendje edhe nga institucione prestigjioze ndërkombëtare. Përfundimi sërish përgjegjësia bie te klasa politike, te qeverisja dhe organet e drejtësisë dhe ato të hetimit inteligjent.

KRYEPERFUNDIMI…Pyetja e thjesht e para dhe e fundit…Qershor 2018-qershor 2019 a mund të kryhen këto detyra shtëpie tek ne me këta institucione dhe me këtë klasë politike që kemi? Unë them jo. Pranoj mendim alternativ por me argumente bindëse dhe jo me entuziazëm që e shtyn procesin mbase në një kohë pa shifër…Historia vazhdon.

Pkabo 27 qershor 2018

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com