Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28 vjeçar lidhur me vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Dervishaj, në fillim të këtij muaji.
I arrestuari Donel.Sh., banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” ndaj tij.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja e rëndë u regjistrua me 6 qershor 2018 në lagjen “Pavarësia”.
Viktima, Vasil Dervishaj, pronar njëkohësisht i një bar-kafeje të quajtur “Gimoka” dhe një dyqani elektroshtëpiakesh, u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, rreth orës 23:00 të mbrëmjes.
Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Gjithashtu, janë sekuestuar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë si dhe një automjeti tip “Audi” me të cilin janë larguar autorët pas atentatit.
Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.
U krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
(Lidhur me ngjarjen e datës 04.06.2018, ku në lagjen ”Pavarësia”, mbeti i vrarë shtetasi V.D.)
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.