Loading...

Hajdutët bëjnë namin, helmojnë qenin dhe vjedhin gjithë ‘gjëmë e gjallë’

Banorët në fshatin Rrilë të Lezhës denoncojnë se hajdutët po i vjedhin bagëtitë dhe shtëpitë çdo natë. Ata i kërkojnë policisë të marrë situatën nën kontroll pasi situata është e rëndë.

Në këtë fshat banorët thonë se hajdutet po bëjnë batërdinë. Raste të vjedhjes ka thuajse çdo natë.

Sulmi më i fundit në Rrilë të Lezhës ndodhi familjen e Ndue Karaçit.  Kur ai shkoi në stalle nuk gjeti asnjë nga kafshët që rriste.

Hajdutët fillimisht i kanë helmuar qenin dhe me pas i morën shpendët, derrin dhe pesë delet. Karaçi dyshon se hajdutët duhet të mbështeten nga ndonjë punonjës policie, pasi në fshat çdo natë ka vjedhje dhe grabitje.

“Në lagje ndodhin një herë në dy ditë. Policia nuk merr asnjë masë. Për mua është në bashkëpunim”, shprehet Ndue Karaçi banore i Rrilës.

Që hajdutët janë ulur ngeshëm në këtë zonë e thonë edhe banorët e tjerë. Ata janë të shqetësuar dhe i kërkojnë ndihmë policisë për të marrë situatën në kontroll.

“Në zonën tonë vidhen shumë bagëti dhe vjedhje të pa pame”, shprehet Pjetër Matrizi.

“Brenda dy javëve në fshtinë Rrilë janë bërë mbi 15 vjedhje”, shton Arben Paluca.

“I kam parë me sytë e mi duke gjujt hajdutat familjarët, janë liru dhe kanë dalë jashtë pas një muaji”, thotë Ardian Kola.

Pas denoncimeve publike të banorëve të Rrilës, një zyrtar i lartë i policisë tha se për çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin. Dhe policia fton qytetarët të denoncojnë, jo vetëm ngjarjet, por edhe punonjësit e policisë të implikuar në to.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com