Kjo është historia e Ali Banatit, një milioneri australian i cili bëri një jetë të lumtur dhe të artë. Në moshën 30-vjeçare, në vitin 2015, ai u diagnostikua me kancer në një fazë aq të avancuar sa nuk mund të operohej më. Pasi zbuloi se ai kishte vetëm 7 muaj jetë, i riu, i tronditur, e kuptoi atë që me të vërtetë ka rëndësi në ekzistencën e një njeriu.
Kështu që ai shiti kompaninë e tij dhe vendosi të bënte mirë, duke ndihmuar të tjerët në ditët e fundit të jetës së tij.
Ai shkoi filimisht në Togo, në Afrikën Perëndimore dhe ndihmoi të varfërit.
Ndërsa ai shpenzonte dy mijë dollarë në një palë këpucë, në ato vende shumë njerëz vdesin nga varfëria, shkruan ShkodraNews.
Së pari, Aliu i dhuroi rrobat e tij të shtrenjta dhe aksesorët e modës ndërsa ishte në Togo, sepse donte të largohej nga kjo botë pa pasuri.
Ndërkohë, ai ngriti organizatën MATW (Myslimanët në mbarë botën), me qëllim për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“Ajo që filloi si një ndërmarrje private u bë një biznes afatgjatë, i projektuar për të sjellë gëzim dhe lumturi për fëmijët në mbarë botën.
MATW po planifikon të ndërtojë një fshat ku më shumë se 800 njerëz të varfër do të marrin një shtëpi”, thuhet në faqen e donacionit të organizatës.
Organizata i është dedikuar kryesisht jetimëve dhe vejushave dhe projektet e saj fokusohen në ndërtimin e shkollave, burimeve, faltoreve dhe spitaleve.
Në muajt e fundit të jetës, Ali mblodhi donacione për organizatën humanitare dhe u bë i vetëdijshëm për atë që do të ndodhte, shkruan ShkodraNews. Edhe pse mjekët i kishin dhënë atij 7 muaj jetë, Aliu jetoi edhe dy vjet, duke vdekur më 29 maj vitin e kaluar.
“Gjej diçka që mund të ndjekësh. Gjeni një qëllim, kini një qëllim. Mendoni se çfarë dëshironi dhe ju mund ta bëni atë të ndodhë, punoni për të. Dhe nëse nuk mund të bëni shumë personalisht, mbështetni të tjerët në qëllimet e tyre”.
Këto janë fjalët e tij, ky është shembulli i tij i bukur. Kjo mund të jetë mbështetje dhe frymëzim për shumë prej nesh. Një tregim viral i një burri bujar dhe tepër të fortë. Ali, pavarësisht diagnozës së tij të tmerrshme, luftoi deri në fund për ta bërë botën një vend më të mirë. Ne po e shpërndajmë si një haraç për bujarinë e tij të madhe dhe në kujtim të tij.