Pas bërjes publike të vendimit për shtyrjen e negociatave Ministri Bushati ka dalë në një konferencë për shtyp ku është shprehur si më poshtë
“Këshilli ka përcaktuar një afat kohor, brenda të cilit do të ndodh i gjithë procesi përgatitor për tryezën e negociatave.
Komisioneri për zgjerim është shprehur shumë qartë, gjithashtu presidenca e Bashkimit Evropain është shprehur në të mirë të këtij procesi.
Shqipëria është në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian. Kursi i reformave që ka marrë Shqipëria, është një kurs impresionues, i cili natyrisht duhet të thellohet më tej në ditët dhe në muajt në vijim. Ne do të ulemi me komisionin evropian pa humbur kohë, në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm, ta gjej Shqipërinë në pozicion sa më solid.
Tre ditët e fundit kanë qenë orë të vështira, na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarrësve, për të komunikuar në detaje procesin e reformave dh atë që do të vij më pas. Në emër të qeverisë Shqiptare dhe qeverisë Shqiptare, për Mogerinin, Hahr, Junkerin dhe të gjithë drejtuesit e tjerë punuan dhe ja arritëm që të jemi një vend që ka marrë rekomandimin pa kushte.
E fundit që kam për të thënë ka të bëjë mesazhin që dha Evropa sot. Për fat të keq këto ditë politika shqiptare dhe media kishin vendosur 28 qershorin si një ditë për bast apo larjen e hesapeve me qeverinë e Edi Ramës.
Ky është një proces që nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe jo me një qeveri. Më vjen mirë që ky bast politikë dhe mediatik nuk u përmbush sot. Sot është një ditë e gëzuar për të gjithë popullin shqiptar”.