Arta Marku e Fatmir Xhafaj-kurbani i Ramës në ditët që vijojnë?!
Arta Marku pritet të shkarkohet me urgjencë nga Parlamenti si dhe ministri Xhafaj do detyrohet të japë dorëheqjen në ditët e para të korrikut. Arta Marku jo vetëm nuk është në afate kohore Kushtetuese, por ka rezultuar të jetë zhgënjim total i pritshmerisë se partnerëve, sidomos atyre amerikanë, ndërsa Xhafaj është po ashtu e ka pa kthim në dorëheqjen nga qeveria për arsye tashme të njohura.
Ndërsa për Xhafën përflitet të zëvendësohet nga një jurist i njohur mik i Ramës i papërfolur politikisht për Arta Markun ka përfunduar kërkimi. Lobi dibran të cilit i prin Ulsi Manja tashmë i ka venë në tavolinë kryeministrit një tjetër emër për prokuror të përkohshëm konsensual. Ai është Adnan Xholi.
Në prokurori mban nofkën “mola” pasi pa u dëgjuar në dy dekada mban poste kyçe pa u ndjerë fare. Marku do të rikthehet në Shkodër prokurore e thjeshtë deri në Vetting. Është vetë Ambasadori Lu i cili thuhet se nuk ka qenë aspak i kënaqur me performancën e znj.Marku dhe vartësve të saj të rinj të cilët nuk ishin asgjë me tepër se të ricikluarit e preferuar të Adriatik Llallës./Pamfleti