Loading...

Bregu “shuplakë” kritikëve: Llapaqenë, s’mund të shihni përtej hundës tuaj. Pse negociatat janë jetike

Në gjendjen që është sot opozita, ka vrarë shpresën se pas një qeverie të keqe, opozita e tij mund të ndërtojë një qeveri të mirë!’
Shkruan Majlinda Bregu

E para: Çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë është jetike për të mbajtur gjallë orientimin pro europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Çdo mjegull ndaj kësaj qasje vetëm na bën më vulnerabël ndaj tentakulave të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me palët e treta të interesuara për rajonin. Është e papranueshme që ky rajon të mbetet peng i politikave që e justifikojnë pazhvillimin vetëm me historine tonë të pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato të vetvrasjeve politike.

E dyta:Ballkani Perëndimor nuk ecën përpara dot pa prezencë, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptarët kudo qofshin, nuk kanë hajër nëse harrohen apo nuk llogariten në hartën e kontinentit Europian! Dhe kjo është me rrezik për kombin, jo për politikanët! Kjo ka qenë edhe fryma e thirrjeve që ka bërë sot, Komisioneri Hahn dhe Eurodeputet vendeve anëtare.

E treta: Dritëshkurtësia për ta parë vendimin e kësaj jave si sherbim për Edi Ramën apo denim për Lulzim Bashën,ose anasjelltas, është si t’ju thuash shqiptarëve se Europa që keni 30 vjet që e kërkoni, shqetësohet vetëm se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjërit prej këtyre çunave!

E katërta: Europa, prezente dhe jo e munguar, është e vetmja shpresë për të ushtruar presion ndaj qeverisë.

Në rastin tonë është jetike. Shqipëria sot nuk ka opozitë! Madje po e ripërsëris pa u shqetësuar ju pëlqen apo jo të punësuarve llapaqenë të Bashës: në gjendjen që është sot opozita, ka vrarë shpresën se pas një qeverie të keqe, opozita e tij mund të ndërtojë një qeveri të mirë!

Nuk ka rol opozita në plotësimin e detyrimeve, por ka përgjegjësinë të mos bëhet e pabesueshme.
Kushdo është i lirë të mos bjerë dakord me ketë. Por janë më të shumtë ata që e pranojnë edhe kur nuk kanë guxim ta thonë publikisht!

E pesta: Shqipëria nuk ka institucione të forta. Nuk ka ende drejtësi funksionale. Nuk shquhet për shoqëri civile të fuqishme. Nuk ka as media të pavarur, por ka gazetarë qe ju nepërkëmbet pavarësia. Çelja e negociatave është garanci dhe për pushtetet e pavarura për të mos u ndjerë të kërcënuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo është çeshtje nevoje kombëtare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmonë janë e njejta gjë! Jo të gjithë e kuptojnë se ngurtësia nuk e shpëton as e bën me të arrirë Europen!
Bën më të pamundur menaxhimin e situatave që dalin jashtë kontrollit.

Paska patur të drejtë Orwell kur thoshte:

“Është luftë e vazhdueshme për të parë se çfare ke para hundës tënde”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com