Loading...

E tmerrshme, abuzoi me vajzat e tij të mitura, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane i akuzuar për abuzim seksual me vajzat e tij. Arrestimi i tij është bërë i mundur menjëherë pas zbritjes nga avioni për të kryer dënimin prej shtatë vjetësh e tre muajsh burg. 49 vjeçari me iniciale A.G zbarkoi të dielën pasdite në aeroportin Levaldigit në Torino.

I arrestuari, për disa vjet, nga 2001 deri më 2005, ka kryer abuzime të shumta seksuale me vajzat e tij minorene, edhe pas ndarjes nga gruaja, më 2003. Ngacmimet, të konsumuara brenda shtëpisë, u zbuluan pas sinjalizimeve të asistentëve socialë, nga konsulencat e shumta psikologjike dhe nga denoncimet e palëve të prekura. Sapo zbriti nga aeroplani që vinte nga Tirana, qytetari shqiptari u prangos pas verifikimeve të bëra nga policia kufitare italiane, në zbatim të urdhërit të burgimit të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës pranë Gjykatës së Apelit të Torinos

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com