Gjykata italiane ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 3 ahqiptarët e arrestuar; Ylber Luca, Mario Shaba dhe Adelina Laci, të arrestuar si pjesë e një trafiku kokaine.
Gjykata vlerësoi dje se arrestimi i shqiptarëve ishte i ligjshëm:
-Ylber Luca, pronari i barit “Tre stelle” në sheshin Valgoi (Bordighera).
– Bashkëshortja e tij Adelina Laci, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” në rrugën “Libertà” (Bordighera).
– Mario Shaba, i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia.
Ylber Luca dhe Mario Shaba janë dënuar me burg, ndëra për Adelina Lacin gjykata ka dhënë masën e arrestit shtëpiak duke marrë parasysh faktin se ajo duhet të kujdeset për fëmijët.
Bizneset “Tre stelle” dhe “Cinquantasei” raportohet se janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.