Loading...

Edi Rama del në krah të Xhakës e Shaqirit dhe thumbon “kukuvajkat” serbe në FIFA: Mos kini frikë nga shqiponja

Që prej ditës së djeshme, kur FIFA dha vendim për gjobitjen e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit për “sjellje jo sportive” se kishin bërë shqiponjën me duar në shenjë feste për  golat e shënuar në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë 2-1, mijëra shqiptarë në rrjetet sociale kanë krijuar llogarinë bankare dhe po mbledhin paratë që duhet për të shlyer gjobën e vendosur në dëm të futbollistëve të kombëtares zvicerane por që janë me origjinë shqiptare.

I ndëshkuar është dhe Stefan Lihtshtajner, kapiten i Zvicrës, i cili “kopjoi” dy lojtarët shqiptarë duke bërë edhe ai shqiponjën.

Në këtë valë mbështetjeje për dy sportistët me origjinë shqiptarë, ka dalë dhe Edi Rama, i cili ka nxitur patriotët në mbarë botën të derdhin kontributin e tyre modest në shenjë përkrahjeje për dy futbollistët Xhaka e Shaqiri, të cilët festuan golat dhe fitoren e tyre duke përdorur simbolin shqiptar, gjë që i bëri krenarë sportdashësit shqiptarë në mbarë botën.

Në fakt, Xhaka dhe Shaqiri janë dënuar me 10 mijë franga zvicerane, kurse Lihtshtajner me 5 mijë franga. Natyrisht, FIFA kishte hapur proces disiplinor edhe ndaj federatës serbe, për koret raciste të tifozerisë së saj. Federate serbe është ndëshkuar me gjobë 75 mijë franga.

Argumentimi juridik i FIFA-s ka qenë se dy lojtarët kanë kryer “sjellje jo sportive”. Se në cfarë neni të rregullores e ka gjetur FIFA këtë hajde merre vesh. Është lobi ruso-sllav që janë pozicionuar në krah të Serbisë që e bëjnë këtë lojë. Në asnjë rregullore nuk shkruhet për festimin e golave nga lojtarët. Ndalohen vetëm shenjat naziste e fashiste, si dhe ato raciste që provokojnë popuj e kombe dhe tifozeritë.

Shqiponja, që është symbol i shqiptarëve, nuk është symbol i ndaluar, ajo njihet nga mbarë bota si symbol i paqes dhe i lirisë dhe nuk fyen askënd. Por serbëve u ka djegur humbja aq fort sa kanë gjetur të kapen pas flamurit të Kosovës që Xherdan Shaqiri e ka stampuar në këpucët e tij, kanë gjetur të kapen pas “shqiponjës” së Granit Xhakës që shndrinte aq fort dhe mrekullueshëm në Kaliningrad.

Për këtë arsye, shqiptarët u ngritën në këmbë duke u dalë në krah Xhakajt e Shaqirit, të cilët na bënë krenarë me golat e tyre të bukur dhe festën me shqiponjë, duke i dhënë Shqipërisë, vendit të tyre të origjinsës dhe të zemrës pak vend edhe në Botërorin e Rusisë.

Serbët shpërthyen si qyqet me këngë të shpifura kukuvajkash, se gjoja Shaqiri e Xhaka paskan provokuar me shqiponjën e tyre. Dhe si të mos mjaftonte kjo, për shkak të presionit ruso-serbo-sllav, FIFA shkel rregulloret e saj dhe ndëshkon dy lojtarë të mrekulluesghëm të federatës zvicerane, vetëm e vetëm se ata janë me origjinë shqiptare.

Por FIFA ka hapur dhe një precedent të rrezikshëm, pasi shqiponja është simboli i kombit shqiptar dhe duke ndëshkuar për këtë rast lojtarët, indirekt ajo i ka vënë bllok simbolit të një shteti anëtar në të gjithë organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar dhe një kombi europian. Kjo është e papranueshme.

Prandaj dhe Edi Rama doli sot në krah të sportistëve Graniot Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke ftuar bashkëatdhetarët të kontribuojnë modestisht në shlyerjen e gjobës së vendosur nga FIFA.

Qëndrimi i Edi Ramës

“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit👐

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA😊

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë🇦🇱🇽🇰”, shkruan Edi Rama në statusin e tij. në fund të fundit qëndrimi i tij korrekt, edhe pse pak me vonesë, është një detyrë e kryeministrit ndaj një fenomeni që penalizon shqiptarët në sport./Pamfleti Sport

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com