Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Nga pamjet e siguruara nga ‘’JOQ.al’’ njëra prej makinave të aksidentuara është future mes këmbësorëve të cilët po qendronin në stacion për të pritur autobusin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘’Plepave’’.
Akoma nuk është mësuar për të lënduar në njerëz, pasi nuk kemi një njoftim zyrtar nga policia e Durrësit.
Disa muaj më parë një aksident i ngjashëm me këtë të sotmin i mori jetën një gruaje dhe fëmijëve të saj, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.