Taulant Balla ka dalë sot në konferencë për mediat, pas akuzave si garant i 3.4 milionë eurove që u sekuestruan në portin e Durrësit. Balla është shprehur se të enjten do të ketë surpriza. Ai tha se ka bërë verifikime nga të cilat ka konkluduar se Lulzim Basha ka lidhje me personat që janë përfshirë në këtë trafik.
Më tej ai tha se nëse ka një fakt që e implikon në këtë ngjarje është i gatshëm që të mbajë përgjegjësi penale.
“Nëse kam lidhje me 3.4 mln eurot më bëni gjyqin në sheshin “Skënderbej”, deklaroi Balla
Balla deklaroi se operacioni u dekonspirua nga një pjesëtar i SHISH, ndërsa paralajmëroi Bashën se do nxjerrë disa fakte për lidhjet e tij me disa anëtarë të të arrestuarve.
“Akuzat e Bashës, të gjithë qeshën në Kuvend. Deklarata e policisë së shtetit ishte shteruese përsa i përket personave të arrestuar dhe atyre në kërkim. Policia të vazhdojë me aksione të tilla. Ka pasur rrjedhje informacioni tek një person i papërgjegjshëm që quhet Lulzim Basha. Basha për pak vuri në rrezik operacionin, por për fat të mirë aksioni u finalizua. Që Taulant Balla nuk ka asnjë lidhje me asnjërin prej tyre, ju deklaroj me përgjegjësi penale, jo vetem me mandatin e deputetit, por jami gati të më bëhet gjyqi në sheshin Skëndërbej. Kam bërë disa hetime, dhe rezulton se Basha ka lidhje me personat e arrestuar. Do i publikoj të enjten në parlament. Do kemi surpriza për Bashën. Këtë histori do ia kthej në një mësim ekzemplar këtij shejtan-budallai”, deklaroi Balla