Një tjetër profeci e “The Simpsons”. Skuadrat finaliste të Botërorit “Rusi 2018” mund të jenë parashikuar nga seriali i personazheve të verdhë të animuar, në një episod të vitit 1997.
21 vjet më parë, në transmetimin e episodit 5 të sezonit 9, familja Simpson shkon në stadium, për të parë takimin që do të vendosë skuadrën më të fortë të botës në futboll.
Në fushë zbresin Meksika dhe Portugalia, dy kombëtare që aktualisht marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018”, që në fakt lanë mbresa në ndeshjet e tyre të para.
Një detaj i vogël shton shanset për një parashikim të mundshëm të finales së kësaj Kupe Bote. Në një skenë në fillim të episodit një lojtar më fanellë jeshile përfundon në xhakuzi, i rrethuar nga vajza me rroba banje, një imazh ky që shumë persona e lidhën me skandalin seksual që përfshiu kombëtaren meksikane, që pikërisht e ka fanellën jeshile.
Pak para nisjes së Botërorit, pas një miqësoreje më Suedinë, tetë lojtarë meksikanë morën pjesë në një festë “hot” me 30 eskorta.