Siç dihet tashmë historia që territoret shqiptare mbeten të copëtuara nga e famshmja “Konferenca e Ambasadarëve” ,ku për të rregulluar interesat e fuqive të madhe mëdha,do “sakrifikohej” Shqipëria.
Një nga shkrimtarët tonë Gjergj Fishta i cili ka dhënë kontributet e tij gjatë historisë sonë kombëtare. Shkruante në atë kohë:
Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re mohit, besës së Zotit!
Po, á ky asht sheji i qytetnisë?
Me da token e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë?
Këto vargje të zemërimit dhe pesimizmit,Gjergj Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit. Evropa e asaj kohe përfillte interesat e veta, duke ia plotësuar Serbisë, “këlyshëve të Rusisë” të gjitha kërkesat, duke krijuar edhe një Republikë të vogël serbe në veri të Kosovës, me qëllim për ta mbajtur peng bashkimin e shqiptarëve.
Po sot ,mbas 100 vjet nga Konferenca e Londrës, dhe 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, a mendojmë ende kështu?
Shumë gjëra dhe fakte historike kanë ndryshuar ndaj synimi si i Kosovës ashtu edhe i Shqipërisë është përfshirja në Europë. Dhe jo vetëm kaq por gjithashtu kërkojmë të na qeverisë dhe të vendosë rregull brenda territorit tonë. Sot “Europës” i besojmë verbërisht si populli ashtu edhe qeveritë duke qenë falenderuese deri në përulje…
Por e meriton Europa përuljen?!
Nga Kleda Fishta