Uruguai është ekipi fitues i grupit A. Skuadra amerikano-jugore ka shkatërruar me rezultatin 3-0 vendasit e Rusisë. Ekipi i Suarezit&CO e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, pasi shënoi 2 gola në pjesën e parë dhe vetëm 1 në pjesën e dytë. Sulmuesi i Barcelonës hapi serinë e golave në minutën e 10-të të pjesës së parë. Në minutën e 23-të ishte Cheryshev që bëri autogol duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, rusët u munduan të reagonin, por pa shpresë. Ata nuk arritën të shënonin, por ishte Edison Cavani që i vuri vulën ndeshjes me një gol në minutën e 90′ duke mbyllur takimin me rezultatin 3-0. Ekipi i Uruguait fiton duelin direkt duke marrë vendin e parë pas 3 ndeshjeve dhe 3 fitoreve. Rusia kënaqet me vendin e dytë.
Takimi tjetër mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit u mbyll me rezultatin 2-1. Një sfidë nën ritimin e duhur, pasi të dy ekipet nuk dhuruan shumë. Salah shënoi golin hapës të takimit, por u barazua në pjesën e parë nga Salman me penallti. Pjesa e dytë nuk ishte shumë e bukur, por në fund ishin arabët që shënuan në minutën e 90’+5′ duke i dhënë fitoren e parë Arabisë. Një surprizë e vërtetë kjo sfidë.
Rusi – Uruguai 0-3
Shënues: Suarez 10′, Cheryshev 23′ (autogol), Cavani 90′
Arabi Saudite – Egjipti 2-1
Shënues Salman 45’+6′, Salem 90’+5’/ Salah 22′