“Kur i hap gropën tjetrit, bie vetë brenda” – kështu mund të shpjegohet situata e Serbisë në lidhje me festimet me shqiponjë të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichsteiner. Federata serbe kërkoi hetim nga FIFA. Organi më i lartë i futbollit në botë e bëri dhe më në fund vendimi doli.
Për shkak të shkeljeve të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi, lojtari Granit Xhaka dënohet me 10
mijë franga zvicerane, Xherdan Shaqiri dënohet me 10 mijë franga zvicerane (CHF), dhe Stephan Lichsteiner me 5 mijë CHF.
Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve
serbë. Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe trajneri Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjatë dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.