Loading...

Tatimet paralajmërojnë “zero tolerancë” për këto sipërmarrje gjatë sezonit turistik

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero bëri një deklaratë përpara mediave, gjatë së cilës përcolli mesazhe të rëndësishme për tatimpaguesit, në këtë fillim sezoni turistik.Gjatë fjalës së saj, Vjero nënvizoi faktin se gjatë sezonit turistik, shumë biznese kryesisht në zonat bregdetare, riaktivizohen dhe intensifikojnë veprimtarinë e tyre, në funksion të fluksit të qytetarëve. Një gjë e tillë shoqërohet me vëmendje të shtuar nga ana e Administratës Tatimore e cila tashmë ka filluar të jetë prezentë kudo dhe do të vijojë deri në përfundim të tij.

“Për sipërmarrjet të cilat tregojnë përgjegjshmëri në ushtrim e aktivitetit të tyre administrate tatimore do të vijojë të ketë një qasje shumë pozitive, duke reduktuar kontrollet tatimore për sa kohë ata do të vijojnë të vetëdeklarojnë dhe paguajnë rregullisht detyrimet. E kundërta do të ndodhë me ata tatimpagues, të cilët kërkojnë t’i fshihen administratës tatimore. duke krijuar së pari një pandershmëri në konkurrencë e së dyti duke shmangur detyrimet ligjore”, tha Vjero.

Sakaq, theksoi gjithashtu se gjatë prezencës së strukturave tatimore në terren është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që ende nuk e kanë aktivizuar atë, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje, që nuk disponojnë fatura të produkteve apo shërbimeve, apo nuk regjistrojnë punonjësit.

“Dëshirojmë t’ju drejtohemi publikisht këtyre sipërmarrjeve për t’iu thënë se nuk do të ketë asnjë tolerancë nga administrata tatimore në funksion të zbatimit të ligjshmërisë së kërtyre bizneseve deri në mbyllje të aktiviteteve të tyre për një përiudhë 30 ditore çka do të dëmtonte realisht aktivitetin e tyre. Sigurisht që ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë, por përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Ndaj zero tolerancë për këdo që mendon se mund të ushtrojë aktivitet të paligjshëm apo mendon se mund t’iu devijojë detyrimeve ligjore”, tha Vjero.

Drejtoresha e Tatimeve, ftoi të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit, duke refuzuar pagesat nëse nuk ju jepet kuponi tatimor. Gjithashtu, çdo i punësuar mund të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com