Dalin në dritë detaje të reja nga çështja e makinave ‘Toyota Auris’ të mbushura me 3.4 milionë euro të kapura dje në Portin e Durrësit
Emri i biznesmenit që porositi makinat është Alban Mollymeri. Biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte, pasi operacioni u dekonspirua nga Lulzim Basha 4 ditë më pare në Kuvend.
Makinat e mbushura me euro u sekuestruan dje në orën 15: 00 në portin e Durrësit, sapo zbritën nga trageti i linjës Bari- Durrës, në porosi të një biznesmeni.
Por Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu hetimet për shumën rekord të eurove që janë sekuestruar në Durrës po shkojnë mirë dhe shumë shpejt priten rezultate