Loading...

Akuzohet për zaptim pronash, gjyqtarja e dosjes ”Karaburuni” del e pastër nga Vettingu

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj (Lubonja) është konfirmuar ditën e sotme në detyrë nga Komisioni i Vettingut.

“Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes.

Ndaj gjyqtares kishte disa ankesa nga qytetarët për vendimet e dhëna prej saj, por në fund ajo u konfirmua në detyrë. Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, “Karaburuni” e gjykuar prej saj.

Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com