Veza e bëri pulën apo pula vezën? Përse thinjen flokët? Përse ushqimi i pashëndetshëm shijon më shumë se ai i shëndetshëm?
Këto pyetje dhe shumë te tjera kanë bërë që miliona njerëz të vrasin mendjen për përgjigjet. Mirëpo tashmë ato e kanë një përgjigje. Profesori britanik, Chris Smith, nga Universiteti i Mançesterit iu përgjigj shumë pyetjeve të kësaj natyre si më poshtë.
Veza e bëri pulën apo pula vezën?
Veza ka qenë një metodë riprodhimi përpara se të shfaqej pula. Për shembull dinozaurët riprodhoheshin me veze. Në këtë mënyrë, pula që njohim sot mund të ketë dalë nga një vezë e paraardhëses së saj. Në këtë mënyrë veza e ka bërë pulën dhe jo pula vezën.
Përse thinjen flokët?
Ngjyra e flokëve i dedikohet sekrecioneve të një lloj pigmenti, i cili fillon e shteron me rritjen e moshës. Flokët janë natyralist pa pigment, pra të thinjura.
Përse ushqimet e pashëndetshme shijojnë më shumë se të shëndetshmet?
Ne kemi një preferencë gjenetike për ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme sepse ato përmbajnë shumë energji. Gjithashtu, ne kemi një nevojë gjenetike për kripë.
Përse qielli i kuq natën do të thotë kohë me diell ditën pasardhëse?
Kjo ndodh për shkak se mjegullat e larta, të cilat më pas formojnë retë e shiut, në një moment të natës apo pas perëndimit të diellit, formojnë një kënd të ngushtë me rrezet e tij duke prodhuar kështu qiellin e kuq. Por nëse kjo ndodh sapo ka rënë nata, deri në mëngjes ato re janë larguar apo janë shkarkuar diku larg.
Përse duhet të flemë gjumë?
Asnjë nuk është i sigurt për këtë. Disa thonë se duhet të rikuperohemi pas aktivitetit ditor. Gjithsesi, Gjumi ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e trurit. Mungesa e gjumit sjell çrregullime në tru.