Loading...

Bilanc i frikshëm në Shkodër, 6 të plagosur në dy mjete. Mes tyre disa të rinj. Shoferi ende në mjetin e copëtuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rrenc, Gur i Zi, të Shkodrës.

Janë përplasur dy makina, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Emrat e të plagosurve janë:

Lorena Ndreka 17-vjeç

Amarildo Martini 19-vjeç

Enea Ndreka 6-vjeç

Monda Ndreka 39-vjeç

Kristiano Vaso 24-vjeç

Marsela Ndreka 13-vjeç.

Ndërkohë shoferi ndodhet ende në mjet, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Në vendngjarje mësohet se ndodhet policia, zjarrfikëse dhe ambulanca.

Njoftimi i plotë:

“Informacion paraprak

Me datë 24.06.2018, rreth orës 19:56, është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës, në vendin e quajtur ” Kthesa e Rrencit ” , ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me mjetin tip Opel, ku për pasojë janë lënduar 6 shtetas, V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com