Miliona euro të fshehura në dy automjete tip “Toyota”. u raportuan nga Porti i Durrësit
Paratë ishin fshehur në pjesën e pasme të dy automjetet “Toyota” me tek derë dhe po transportoheshin bashkë me makina të tjera në një kamion.
Megjithëse flitet për 5 milionë euro, nuk dihet ende shuma e saktë e parave, pasi të dhënat sipas burimevebëjnë me dije, se kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe. Personat e shoqëruar janë shoferi i kamionit dhe Klevis lika, 19 vjeç, djali i pronarit të kamionit.
Policia është duke hetuar dokumentacionin e makinave për të gjetur se kush është dërguesi i tyre si dhe burimi i parave. Çështjen po e ndjekin nga afër drejtuesit e policisë së Durrësit. Ndërkohë mësohet se policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e pronarit të kamionit.