Loading...

Tradhtoi të dashurin me mikun e tij të ngushtë, si e vrau shqiptarin me mesazhe e reja nga Maqedonia

Ismail Luli është shqiptari i cili mbeti i vrarë në Itali, në lidhej me ngjarjen janë zbuluar detaje të reja.

20-vjeçarja Ambera Saliji është shqiptarja nga Maqedonia me banim në Lunano, e cila u mor në pyetje nga policia.

Efektivt kanë kontrolluar banesën e saj dhe i kanë sekustruar celularë dhe kompjuterë për të gjetur prova nëse ajo është e impikuar në vrasjen e shqiptarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Korrik 2015 ku autorë ishin dy shqiptarët, Igli Meta 22 vjeç dhe Marjo Mema 21 vjeç, të dy të dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit.

Ish e dashura e Igli Metës është nën hetim që prej 26 prillit 2017 si e dyshuar për bashkëpunim në vrasjen me paramendim.

Dyshohet se e reja e kishte futur në kurth viktimën pak kohë pasi ata kishin kryer marrëdhënie seksuale, duke i kërkuar një takim pasi ishte paralajmëruar nga Igli Meta.

Igli kishte mësuar për tradhtinë e të dashurës së tij me mikun e ngushtë nëpërermjët një mikut të tyre të ngushtë. Ai mësoi gjithashtu se ajo e kishte tradhtuar edhe me persona të tjerë.

Ai por kishte vendosur të halkmerrej ndaj Ismailit, pasi ai ishte më i lehtë për t’u goditur, duke qenë se Ambra i paralajmëroi të tjerët, ndërsa Ismailit nuk i tregoi për qëllimin e Iglit për hakmarrje.

Ajo i dërgoi Ismailit një mesazh ku i kërkonte të dilte ta takonte, gjithçka një kurth me kërkesë të Iglit. Po të mos ishte për atë SMS, Ismaili nuk do dilte kurrë nga shtëpia për të takuar Iglin.

Në vendtakim, Ismaili Luli nuk do të gjente Ambrën por Iglin, e më pas do të ekzekutohej prej tij.

Vajza ka deklaruar se gjithçka e kishte parë si një takim sqarues dhe se nuk mendonte kurrë se situata do të degjeneronte deri në atë pikë.

Avokati i saj mbrojtës ka deklaruar se ajo është e pafajshme dhe nuk e kishte parashikuar tragjedinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com