Një superoperacion, ku u sekuestruan 4-5 milionë euro në 2 makina ‘Toyota Yaris’ u zhvillua sot në Durrës.
Deri tani janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa dy janë arrestuar, njëri prej tyre është shoferi i kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot.
Edi Lika nga Durrësi është shoferi i kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 dhe pronari i kompanisë së transportit të automjeteve. Report Tv ka siguruar edhe dëshminë e parë të Likës, që ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte.
Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjeshtë transportin. Ishim kontraktuar nga biznesmenë kundrejt pagesës për të bërë transportin