Një biznesmeni i kanë vendosur tritol në lokalin e tij rreth orës 00:40. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp e mbështjellë e dyshuar me lëndë plasëse e cila nuk ka shpërthyer, dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë është çaktivizuar.
Policia e Matit ka nisur hetimet, ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po kqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 24.06.2018 rreth orës 00:40 , në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp e mbështjellë e dyshuar me lëndë plasëse e cila nuk ka shpërthyer, dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë është çaktivizuar .
Policia e Matit ka nisur hetimet, ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po kqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, vijojnë hetimet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.