Si duket mendja na punon vetëm për mbrapsht që nga drejtuesit e shtetit e deri tek qytetarët e thjeshtë.
Një 40-vjeçar nga Tirana është kapur ditën e sotme me 6 mina me telekomandë, të cilat po i transportonte me makinën e tij tip “Peugeot” dhe ishin gati për t’u vënë në funksion.
I arrestuari është Eduart Sinanaj, i cili është ndaluar në aksin Milot-Lezhë në vendin e quajtur Ishull Lezhë.
6 minat i kishte fshehur në një gomë karroce dhe këtë të fundit e kishte futur në bagazh.
Sinanaj rezulton i dënuar më parë për ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa sot mbi të rëndon akuza “Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
Kështu pra aksioni për mbledhjen e armëve dhe municioneve tjera mund të themi se ka dështuar dhe ky është vetëm një prej rasteve që e vërteton, fatkeqësisht vrasjet e shumta janë prova e “gjallë”.