Ka shumë lloje të dhembjeve së kokës, që vijnë nga shkaktarë të ndryshëm, si:
- Së pari, kur një nga katër gjendjet themelore të trupit (ftohtësia, nxehtësia, thatësia dhe lagështia) bëhet mbizotëruese ndaj të tjerave.
- Ulcera në stomak, sepse nervat cefalikë (të trurit) janë të lidhura me stomakun.
- Gazra të ngjeshur mund të mblidhen në stomak, e pastaj të ngrihen lart deri në kokë, duke shkaktuar dhembje koke.
- Ndonjë tumor në arterien gastrike sjell dhembje në kokë, pasi stomaku dhe koka janë të lidhur me njëri-tjetrin.
- Kur stomaku është plot, ai mund të shkaktojë dhembje koke, pasi një pjesë e ushqimit mbetet e patretur.
- Dhembja e kokës mund të shfaqet pas aktit seksual, pasi në këto çaste trupi është i dobët, dhe kështu është i ekspozuar ndaj nxehtësisë së ajrit.
- Dhembja e kokës vjen ndonjëherë pas të vjellave, për shkak të thatësisë së stomakut ose të gazrave që ngjiten nga stomaku në kokë.
- Moti ose ajri i nxehtë mund të shkaktojnë dhembje koke.
- Dhembja e kokës mund të shkaktohet edhe nga të ftohtët, ose nga avujt që mblidhen në kokë dhe nuk arrijnë të shpërbëhen.
- Kur nuk fle mjaftueshëm.
- Shtypja e ushtruar në kokë, për shembull, kur mban mbi të ndonjë peshë të rëndë.
- Fjalosja e tepërt, ndonjëherë, dobëson mendjen, e më pas rrjedhon në dhembje koke.
- Ushtrimet e tepërta fizike ose lodhja e madhe.
- Depresioni, shqetësimet emocionale ose mendimet e këqija.
- Uria e madhe. Në këtë rast, gazrat e stomakut ngrihen deri në kokë dhe shkaktojnë dhembje.
- Tumori në cipën e trurit. Në këtë rast, njeriut i duket sikur dikush po e godet me çekan në kokë.
- Ethet shkaktojnë dhembje koke, për shkak të temperaturës së lartë që pëson trupi prej tyre.