Loading...

Shkeli masën e arrestit, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës në vijim të punës dhe në zbatim të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale ka arrestuar në flagrancë shtetasin Tauland Manaj (Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë.

“Shtetasi i lartpërmendur është kapur në lagjen ”28 Nëntori”, duke qarkulluar me automjetin tip ”Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25 fishekë dhe automjeti tip ‘Benz’”, sqaron policia.

Por 28-vjeçari ka thyer edhe Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe ”Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe ”Prodhim,shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/2, 323 dhe 283 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com