Zbatimi i ligjit të Vettingut ishte kushti i parë dhe i rëndësishëm i artikuluar nga partitë gjermane CDU-CSU. Siaps tyre ky ligj është vonuar me 9 muaj nga Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Nëse PD nuk do të kishte bllokuar ligjin, kontrolli i 57 subjekteve të para do të kishte përfunduar që në muajin maji të këtij viti.
Zvarritja
Ligji i Vetingut hyri në fuqi që në datën 8.10.2016. Në datë 05.10.2016, Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, ankimoi ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e pezulloi ligjin e Vetingut në datën 25.10.2016. Ndërkaq, ligji mbeti i pezulluar deri në datën 18.01.2017, kur Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike. Një ditë më pas, vendimi i gjykatës botohet në Fletoren Zyrtare.
Në datën 31.03.2017 përfundon afati për dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa hapet rruga për zbatimin e ligjit. Por, Partia Demokratike ishte ngujuar në një çadër para Kryeministrisë që nga data 18 shkurt. Gjatë ngujimit në çadër, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e konsideroi Vetingun një projekt mafioz dhe komplot ndërkombëtar. U desh të kalonin edhe disa muaj të tjerë dhe të arrihej marrëveshja e 18 Majit 2017, që Partia Demokratike t’i hapte rrugën ngritjes së organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit. Këto organe u plotësuan me anëtarë në datën 17.6.2017.
Vendimi i parë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti të merrte vendimin e parë në datën 08.02.2018, duke pranuar dorëheqjen e gjyqtarit Bensik Imeraj nga detyra për shkak të Vetingut. Ndërkaq, KPK mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë nga detyra në 23.03.2018. Nga kjo datë deri më sot janë kontrolluar 16 subjekte, ndërsa mbeten edhe 41 nga grupi i parë me prioritet për t’u verifikuar, proces i cili pritet të marrë edhe 8 muaj kohë.
Ndërkaq, nga data 17.6.2017 deri në 08.02.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit janë marrë me rekrutimin e stafit, miratimin e rregulloreve të brendshme, miratimin e rregullave më të detajuara të rivlerësimit, me administrimin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe me nisjen e procedurës së parë të rivlerësimit.
Vetingu plotëson edhe kushtet e tjera
Sipas ”Shqiptarja.com” skanimi i trefishtë të 57 subjekteve të para çon në konstituimin e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ngritja e këtyre dy këshillave i hap rrugë procesit për ngritjen e organeve të SPAK-ut, përkatësisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilat do të luftojnë krimin, korrupsionin dhe trafiqet në të gjitha nivelet.
Afatet, si u bllokua ligjit i Vettingut nga PD
Datë 23.09.2016 ligjit i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare
Datë 05.10.2016, Partia Demokratike ankimon ligjin e Vetingut në Kushtetuese. Me PD u bashkuar edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, përfaqësuar në gjykim nga z. Gerd Hoxha.
Datë 8.10.2016 ligjit i Vetingut hyn në fuqi
Datë 25.10.2016 ligji i Vetingut pezullohet nga Gjykata Kushtetuese
Datë 22.11.2016, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e PD.
Datë 18.01.2017 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e ligjit
Datë 19.01.2017 vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në Fletoren Zyrtare
Datë 18.02.2017-17.6.2017, PD me në të çadrës në bulevard, ish-presidenti Nishani dhe Avokati i Popullit ndikojnë në zvarritjen e procedurave për zgjedhjen e anëtarët të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.
17.6.2017, pas marrëveshjes së 18 Majit, Kuvendi arriti të miratonte anëtarët e dy organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.
Datë 23.03.2018 merret vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të parë.