Sulmuesi Xherdan Shaqiri ishte protagonist në fitoren e skuadrës së Zvicrës kundër Serbisë. Lojtari me origjinë shqiptare shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes duke i dhënë fitoren helvetëve. Festimi me shqiponjë u bë hit, por nga krahu tjetër, shtatshkurtri bën “provakacijen” e radhës për serbët nga Instagrami.
Ai postoi një foto në insta story ku tregon se është krenar për faktin që luajti me flamurin e Zvicrës dhe Kosovës. “Luaj me krenari”-shkruajti Shaqiri në foton ku shfaqen këpucët e tij. Një gol tjetër për Serbinë, por këtë herë nga Instagrami.