[sgmb id=”1″]
Mesazh i hapur nga Futboll Klub Orikumi
Te dashur miq, sportdashes dhe ju tifoze te zjarrte te ekipit tone…
Kane kaluar pak dite nga emocionet qe perjetuam ne stadiumin ” Elbasan Arena ”, emocione qe na mberthyen te gjithve, por qe per fatin tone te keq, nuk na dhane fitoren qe kerkonim.
Pavaresisht nga nje kampionat i luajtur bukur nga cunat e Orikut dhe me rezultate shume te mira, kjo nuk mjaftoi qe te preknim kategorine e pare…
Cdo gje ishte gati per diten e madhe, lojtaret, drejtuesit, ju tifoze te shumte qe na mbeshtetet si ne stadium, por edhe ju qe nuk patet mundesi te vinit, por qe me zemer ishit me skuadren tuaj…
Te gjithe ishit aty, pervec FATIT qe mungoi…
Ekipi sakrifikoi shume gjate gjithe sezonit per endrren qe te gjithe bashke e kerkonim kaq shume. Por ne kete rrugetim te bere kemi vetem nje falenderim per skuadren, per kaq shume sa kane arritur, per kaq shume sa kane bere…
Nje sezon i ri na pret me plot emocione te medha, me sfida te reja dhe me shpresen per Ndryshimin e Madhe qe te gjithe e presim.
Falenderojme pafund te gjithe ju qe na keni mbeshtetur gjate gjithe kampionatit.
Shihemi sezonin e ardhshem…