Loading...

Vritet shqiptari në Itali, policia: E kanë mbytur

Një shqiptar është vrarë në shtëpinë e tij në Romë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Tota’, Valmontone, Romë.

Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për një të ri, 33-vjeçar.Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë verifikimet e para.

Mësohet se shqiptari është vrarë duke u mbytur, pasi policia ka zbuluar shenja të shumta në qafën e tij.
Fqinjët kanë treguar se e shihnin rrallë.

Shqiptari punonte si shofer i një autransportatori dhe ishte shpesh në udhëtim.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com