Dy futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shkëlqyen mbrëmjen e sotme në ndeshjen Serbi-Zvicër. Kombëtarja e Zvicrës arriti fitoren me dy golat spektakolarë të Xhakës dhe Shaqirit të cilët festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Mirëpo Fifa vetëm njërin prej tyre ka shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes së sotme dhe ai është Xherdan Shaqiri. Shaqiri shkëlqeu në pjesën e dytë të ndeshjes dhe realizoi golin që vulosi fitoren në minutën e 89.