Sprint i fuqishëm, qetësi olimpike, një gjuajtje e ekuilibruar dhe Shaqiri e dërgon topin në rrjetë. Zvicra shënon golin e dytë duke i kthyer rezultatin Serbisë dhe shqiptari shtatshkurtër feston me shqiponjë, ashtu si Xhaka.
Dy gola, dy festime me shqiponja! Zvicra me këtë fitore lë pas Serbinë në grup dhe barazon Brazilin me pikë, 4. Një ndeshje mjaft emocione, pasi u përjetua fort dhe në Shqipëri. Aty ku “bijtë” e shqipes nisën fluturimin në Rusi. Çmenduri!
Serbi – Zvicër 1-2
Shënues: Mitrovic 5′ / Xhaka 52, Shaqiri 90’+1′
Serbia: Stojkovic, Tosic, Milivojevic, Ivanovic, Mitrovic, Tadic, kolarov, Milenkovic, Kostic, Sergej, Matic.
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Akanji, Seferovic, Xhaka, Behrami, Rodriguez, Zuber, Dzemaili, Sxhar, Shaqiri.