[sgmb id=”1″]
Bashkia e Himares realizoi me sukses procesin e pastrimit te plazheve dhe rrugicave te qytetit dhe fshatrave te Himares, nga mbetjet e plastikes.
Ne kete iniciative u angazhuan jo vetem administrata e bashkise, por edhe komuniteti me femijet e shkollave. Aktiviteti u organizua nga SEEP ne kuadrin e projektit “Ndermjet Adriatikut dhe Jonit”, si partner i rrjetit mesdhetar “Beyond Plastic Med”, ne bashkepunim me Bashkine e Himares.
Mbetjet e grumbulluara u cuan per riciklim nga bashkia. Ne ditet ne vijim do te shperndahen edhe certifikata per te rinjte qe u dalluan ne aksion.
Falenderoj organizatoret e ketij aksioni mbareqytetar si nje shembull i mire per te gjithe ne per nje Himare te paster. Dite te mbare, miq!