Loading...

Grigja tregon nismen e re të opozitës: Mos ma prek Salianusin

Pas debatit të fundit që PD është përfshirë në kauzën “Mos ma prek Teatrin”, Grigja ka argumentuar të mirën që ka Shqipëria nga këto kauza:

“Të dashur miq!

Dua të komunikoj me ju për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë na akuzojnë se me opozitën tonë ne duam t’i bëjmë keq Shqipërisë dhe të cenojmë imazhin e saj.

Por faktet kanë treguar të kundërtën.

Ne u ngritëm kundër sheshit “Skënderbej”, se ishim të bindur se lufta jonë do ta bënte atë më të mirë.
Beteja jonë disa vjeçare më në fund dha rezultate.

Sot sheshi “Skënderbej” është shpallur hapësira më e mirë publike në Europë.

Po të mos ishte lufta jonë, po të mos ndërkombëtarizohej si çështje, po të mos ishin email-et e Genc Pollos, që e ka quajtur atë një shesh piramidë, që do të ngjallë kujtimin e etërve komunistë, bota kurrë nuk do ta kishte marrë seriozisht atë shesh.

Shikoni parkun e Tiranës.

Beteja jonë “Mos ma prek Parkun” bëri që Erion Veliaj të detyrohej të ndërtonte aty një park për lodrat e fëmijëve dhe të rregullonte parkun në parametra europianë.

Sot ai është një nga parqet më të vlerësuara në Europë falë betejës sonë.

Po të mos ishte patllakja e Strazos dhe beteja e Mulit me betonieret, ai park do ishte anonim.

Tani kam një apel për të gjithë ju që na merni për ters betejën për Teatrin.

Beteja jonë “Mos ma prek Teatrin” synon ndërkombëtarizimin e kësaj çështje, ndërtimin e Teatrit të ri nga një arkitekt i njohur dhe marrjen e një çmimi në të ardhmen.

Këto janë kontribute konkrete për Shqipërinë, dhe jo llafet e Erion Veliaj.

Ne jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim dhe do luftojmë për t’i bërë të njohura veprat publike në Shqipëri.

Pa ndihmën tonë ato do të kishin ngelur anonime.

Aksioni jonë i fundit do të jetë “Mos ma prek Salianusin”.

Kemi informata se atij do t’i heqin imunitetin për Babalen dhe duan ta kërcënojnë me burg.

Beteja jonë “Mos ma prek Salianusin”, do të jetë betejë që do të rrisë emrin e tij në botë dhe ai do të bëhet “Mandela i Shqipërisë”.

Pas kësaj, opozita do ketë një vlerë europiane të shtuar në gjirin e saj, falë sakrificës së tij dhe betejës sonë.

Është kjo arsyeja që kauzat tona ndihmojnë Shqipërinë, dhe jo partinë.(tema)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com