Loading...

Rikthehet fauna e egër në Parkun Kombëtar të Thethit !

[sgmb id=”1″]

Thethi si një destinacion turistik tepër i vizituar për natyrën e tij të veçantë ku gërshetohen lartësitë e majave malore me luginën e bukur të gjelbëruar në stinën e verës, me ujëvara e rrjedha lumore, tashmë ka dhe një destinacion më shumë për të tërhequr vizitorë, atë të vëzhgimit të kafshëve të egra në natyrën e egër.

Moraturiumi i gjuetisë së kafshëve të egra ka bërë që edhe në këto lartësi të rivitalizohen kafshët dhe shpendët tradicionalë të zonës.

Dhija e egër, kaprrolli, derri i egër, ariu i murrmë e plotë kafshë të tjera të menduara si të zhdukura, kanë filluar të shfaqen në pyjet e Parkut Kombëtar të Thethit.

Ndërgjegjësimi i banorëve për ruajtjen e tyre si dhe zbatimi i ligjit nga strukturat administrative të mbrojtësve të parkut, kanë bërë që këto kafshë të zbresin deri pranë zonave të banuara.

Kjo është një arsye më shumë për të vizituar luginën e Thethit në stinën e verës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com