Ish kryeministri Fatos Nano është një nga figurat më të rëndësishme të jetës politike në vend. Edhe pse në virtualitet, çdo postim i tij, tërheq mjaft vëmendje. Këtë herë ish kryeministri ka zgjedhur të denoncojë fenomenet e shëmtuara brenda politikës shqiptare.
Nano ka derdhur vrerin ndaj politikanëve, që i kthyen kurrizin. I tillë është rasti i Edi Ramës, tashmë lider i PS-së dhe kryeministër i vendit.
“Shumë personazhe të politikës dhe që janë futur aty prej meje, janë treguar cinikë dhe mosmirënjohës. Madje që ka disa nga ata që kanë kërkuar falje, por se cinizmi dominon sot në arenën politike shqiptare. Politika shihet si biznes, por për diçka deri më sot nuk pendohem, për angazhimin tim në politikë. Sepse për aq kohë sa isha në krye të PS dhe qeverisë ,bëra shumë mirë detyrën…. Me respekt #fatosnano #tiran”, shkruan ai.