Loading...

Sot seancë parlamentare, PD mbledh grupin. Debate mes opozitës dhe mazhorancës

Kur na ndajnë vetëm 1 javë nga rekomandimi për hapjen e negociatave, Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme pas një jave mungesë. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledh grupin parlamentar ku pritet të jap udhëzime në lidhje me qendrimin që do të mbajë opozita ndaj qeverisë.

Prej më shumë se 3 muaj Partia Demokratike ka mbajtur një qendrim të ashpër ku kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që pas kohës që ata kanë publikuar video-skandalin e ‘’Babales’’.

Se si do të shkojë seanca e sotme parlamentare pritet të shikohet ditën e sotme, ku janë parashikuar edhe pikat e rendit të ditës:

“Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017: Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta; Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat; Pyetje; Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë); (Shprehen grupet parlamentare).

Raporti vjetor i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2017: Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta; Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;

Pyetje; Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë); (Shprehen grupet parlamentare)”, thuhet në rendin e ditës.

Ndërkohë, të tjera institucione që të do raportojnë për veprimtarinë e tyre përgjatë vitit të shkuar janë edhe: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit; Këshilli Drejtues i RTSH dhe Komisioni i Prokurimit Publik.

Sakaq, gjatë seancës pritet të diskutohet edhe për: projektligjin “Për pagesën e detyrimeve të prapambetura në favor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”; për projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995,

“Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit si edhe për projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.19/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com