Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 8 muaj burg pë Tom Doshin, Durim Bamin dhe Mark Frrokun. Sipas prokurores, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.
Nga verifikimet ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim qe ka patur me Doshin. Madje ka qenë Frroku, që sipas Prokurorisë e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin.
Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.
Ndërkohë mbrotja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit do të bëhet në gjykatë më datë 4 korrik kur do zhvillohet edhe seanca e radhës.