Një video e postuar nga “MTV” po bën xhiron e rrjetit dhe ka ngjallur reagime të shumta. Në video shihen tre vajza, njëra shtrirë në dyshek dhe dy të tjerat ulur. Këto të fundit çohen dhe me shpejtësi e palosin dyshekun me shoqen brenda. “Vajza, vajza, stop, çfarë po bëni?”, dëgjohet të thotë adoleshentja emri i të cilës nuk dihet. “Oh Zot, ndihmë”, thërret ajo teksa shoqet e saj duket se nuk e marrin fare parasysh faktin që mikesha e tyre mund të vdesë nga asfiksimi. Ato vendosin jastëkët në divan dhe ulen të qeta. Vajza e mbyllur brenda në dyshek thërret për ndihmë dhe drithërima e saj në fund të videos ka shkaktuar shumë komente. Ndiqeni videon më poshtë.
“Une pergjithesisht qesh me te gjitha videot, por tek kjo video nuk ka asgje per te qeshur”, “Nuk e di si mund te qeshin njerezit duke pare kete video. Po shqetesohem per ate vajzen teksa e shoh”, “Shpresoj ajo vajza t’i padise shoqet. Kjo eshte e frikshme, a eshte gjalle?”, “S’po marr dot fryme vetem duke e pare kete, shpresoj mos ta kene lene gjate aty brenda”, jane disa nga komentet mbi videon.
https://www.facebook.com/MTV/videos/1736469803055704/?t=38