Loading...

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Gjermani, kapen me 105 kg drogë

Një bandë droge e përbërë prej shqiptarësh u vu në pranga në Gjermani. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një apartament dhe ishte fshehur nëpër kuti. Këta shtetas nga Shqipëria sa duket vepronin lirshëm dhe nuk ishin shqetësuar aspak ta fshihnin drogën në ndonjë vend më të sigurt, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Tashmë banda nuk mund të veprojë. Kjo për shkak se anëtarët e saj ndodhen në burg. Sasia e kapur ishte 105 kilogramë lëndë narkotike, që nëse hidhej në treg do të kapte vlerën e 900 mijë eurove. Hetuesit e drogës thanë se anëtarët e bandës janë mbajtur nën vëzhgim për disa javë. Gjashtë shqiptarë, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç janë arrestuar, kurse një 23-vjeçar përpos dënimit ka marrë edhe një urdhër dëbimi nga shteti gjerman. Përveç këtyre, hetuesit arritën të kapin edhe 65 gramë kokainë, gjetën 12 mijë euro, telefona celularë, dy thika dhe një shkop. Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije janë në burg dhe do të dalin edhe përpara gjykatës, që të mund të njihen me masën e sigurisë./shekulli

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com