Loading...

Rrokadë në administratë, punonjësit kalojnë nga një ministri në tjetrën

Bujqësia mbetet me 1947 punonjës, Turizmi bëhet me 1080 “Xhambazllëk” me zyrtarët e shtetit, i hiqen 50 ministrisë së Peleshit, i jepen ministrisë së Klosit

Në “kosën” e qeverisë, këtë herë janë futur punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, ndërkohë që janë shtuar punonjësit e ministrisë së Turizmit, por në numër të barabartë dhe siç thuhet, ata që do dalin nga zyrat e ministrisë së Peleshit, do të futen në zyrat e ministrisë së Klosit.

Sipas vendimit të miratuar në datën 12 qershor 2018 e të publikuar sot, nga Ministria e Bujqësisë hiqen 5 nëpunës të lartë dhe 45 punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndërsa ministrisë së Turizmit e Mjedisit, i shtohet 45 punonjës për Inspektoratin e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, por edhe 5 punonjës për Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU)!

JA VKM Nr. 345, datë 12. 6. 2018 që shkëmben punonjësit

  1. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), për vitin 2018, pakësohet me 50 veta, përkatësisht, 5 punonjës të aparatit të ministrisë dhe 45 punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 1947 veta.

  2. Numri i punonjësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU), për vitin 2018, shtohet me 5 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 28 veta.

  3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 45 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1080 veta/Pamfleti/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com