Po nga dekorimet e kriminelëve të Luftës pse nuk u provokuan këta zotërinjtë?!
Shkruan Arben Duka
Kemi një goxha revoltë,
nga Partia Demokratike,
se dekorimi i Gafurit-pas vdekjes,
paska prishur klimën politike!
I pari qe Flamur Noka,
që projektin e dekorimit e nxori,
me ulërimat e tij të zakonshme,
se po dekorohej atentatori!
Mules nga nevrikllëku,
gati po i ikte tepeleku,
se “Qytetar Nderi” do bëhej,
në Has e Krumë-Gafur Mazreku!
Si për çdo gjë tjetër,
ai Ramës dekorimin ja faturoi,
dhe pse Këshilli Bashkiak i Qytetit,
ish anëtarin e vet dekoroi!
Unë Gafur Mazrekun e kam pasur mik,
dhe më vjen shumë mirë që e kanë dekoruar,
po ka ca në kupolë dhe përqark,
që ndihen vërtet të provokuar!
Më i provokuari siç duket,
është Ilir Metë garanti,
që s’u provokua asnjëherë,
kur Nishani dekoroi çdo lloj diversanti!
Meta dhe përqarkët s’u provokuan,
kur Nishani Luftën e Madhe sfidoi,
dhe shumë bashkëpunëtorë të armikut,
fare pa turp dekoroi!
Këtu janë dekoruar dhjetra kriminelë,
që dogjën-prenë edhe vranë,
po nga opozita e sotme,
askush s’u provokua në Tiranë!
Gafur Mazreku u dekorua,
i them Flamur Nokë telendarit,
për shumë merita të tjera,
dhe jo për plagosjen e Azem Hajdarit!
Ne e dimë që Azem Hajdarin,
Partia Demokratike e ka telendisur,
një muaj resht RD-ja dhe Albania,
njëmijë të zeza i kanë kurdisur!
Azem Hajdari e kishte rrahur,
Gafur Mazrekun në Kuvënd,
dhe ai në bazë të Kanunit,
duhej të vinte nderin në vënd!
Skenën tragjike me Azemin,
që të gjithë mirë e kemi parë,
qëllimi i Gafurit qe plagosja,
se po të donte mund ta kishte vrarë!
Në zonën e tij Gafuri ka kontribute,
që ja di populli dhe Këshilli Bashkiak,
ju që flisni aspak nuk i dini,
ndaj kot më kot merrni flakë!
Ka qënë dhe vetë në Këshillin Bashkiak,
se gjykata këtë gjë s’ja kish ndaluar,
qytetarët masivisht e votuan,
se ka qënë qind për qind i rehabilituar!
As Rama s’ka të drejtë të ndërhyjë,
në Vendimin e Këshillit Bashkiak,
ndërsa PD-ë djepi i kriminelëve,
gojën s’ka të drejtë ta hapi aspak!
Ai dekorim ka dhe sfond humanitar,
se jo në gjallje i éshtë dhënë,
ndaj miqtë e diversantëve kot marrin zjarr,
dhe përditë me të njëjtën këngë!
Hiqni dekoratat e kriminelëve dhe diversantëve,
që meritonin veç gjysmë e lekut,
dhe plot maskarenjve të tjerë,
pastaj mund t’i vijë radha dhe Gafur Mazrekut!