Loading...

Qeveria miraton paketën fiskale, ja të gjitha taksat që do të ulen

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e radhës një serë ndryshimesh në taksa. Sipas disa projektligjeve, që duhen miratuar në Kuvend, parashikohen lehtësi fiskale në sektorët e agroturizmit dhe bujqësisë. Bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim.

Ndryshimet parashikon uljen e barrës fiskale për disa sektorë. Taksa kryesore, ku do të ndërhyhet është tatim fitimi. Nga shtatori parashikohet që 56% e bizneseve të jenë të përjashtuara nga kjo taksë dhe 28% të paguajnë tatim fitim në masën 5%. Ndërkohë që vetëm 16% e bizneseve të mëdha të regjistruara do të paguajnë tatim fitim në masën 15%.

Më konkretisht, qeveria ka vendosur që bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim. Ndërsa për ato mbi këtë nivel, tatimi do të jetë 15%. Gjithashtu, është vendosur që edhe për kooperativat bujqësore, ose ndryshe bashkimin e fermerëve, tatim fitimi të ulet në 5%. Po kaq do të jetë ky tatim edhe për bizneset në agroturizëm.

Në paketën fiskale janë parashikuar gjithashtu edhe lehtësi për investimet në fushën e energjisë diellore dhe në atë të agroturizmit. Ministria e Financave ka parashikuar edhe ndryshime në ligjin e TVSH-së. “Normë të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera, që ofrohen nga subjekti I licencuar agroturistik. Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës”,

Paketa fiskale do të përmbajë edhe ndryshime në ligjin ‘Për taksat vendore”.
“Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve që bëhen në agroturizëm nga personat e pajisur me certifikatë për veprimtari agroturistike. Në këtë mënyrë, biznesi i agroturizmit stimulohet me të njëjtat instrumenta që u përdorën për stimulimin e turizmit elitar me 5 yje”, theksohet në draftin e Ministrisë së Financave.

PAKETA FISKALE E MESVITIT
-Ulje e barrës fiskale

56% e bizneseve 0% tatim fitim

28% e bizneseve 5% tatim fitim

16% e bizneseve 15% tatim fitim

– Lehtësim të investimeve në fushën e energjisë diellore

– Lehtësim i investimeve në fushën e agroturizmit

PAKETA FISKALE E MESVITIT, TATIM FITIMI
Deri në 14 mln lekë/vit 5% tatim fitim

Mbi 14 mln lekë/vit 15% tatim fitim

Kooperativat bujqësore 5% tatim fitim

Bizneset në agroturizëm 5% tatim fitim

PAKETA FISKALE E MESVITIT
Akomodimi, shërbimi në turizëm 6% TVSH

Bizneset në agroturizëm përjashtim nga taksa e infrastrukturës

Sektori i ndërtimit përmirësim i skemës së taksimit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com