Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar brutalisht shoferin e linjës Durrës- Manëz duke e goditur me thikë dhe me levë.
Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme. Shoferi i dhunuar Klodjan Vata ndodhet në kirurgjinë e spitalit në Durrës për trajtim mjekësor.
Ndërkohë që ai ka deklaruar për Fax News se ka arritur të memorizojë vetëm targën e makinës me të cilën autorët janë larguar.
Vetë ai tregon se gjithçka ka ndodhur është për shkak të konkurrencës për licensën e linjës së autobusëve. Vata tregon se u dhunua nga disa të rinjë me leva dhe thika.
‘’U nisa nga Durrësi në orën 5, e kemi licensën që nga viti 2002 që e ka pasur babi. Për një vit kemi qenë me autorizim, nga janari 2017 deri në shkurt të 2018-tës kemi punuar me autorizim nga ana e bashkisë.
Bashkia më thoshte që të punoja me disa operatorë, që skishte lidhje pasi unë e kisha niptin dhe ato jo, pasi ishin të paligjshëm. Kur isha në Sukth, erdhën dy djemë me xhupa, nuk më erdhi mirë, pasi ishte vapë dhe dyshova pasi hipën në autobus.
Ishin me kapele dhe xhup, aty kishin fshehur thikat dhe levat. Pak metra më larg ma bëri me dorë që të ndaloja dhe një tjetër djalë me kapuç, më gjuajti njëri me grusht, ndërkohë që isha ende në timon. Isha me 20 kilometra në orë dhe arrita që të frenoja.
Më pas kam zbritur dhe jam përpjekur që të largohem. Kam shembje nga brinjët. Kjo ka ndodhur për shkak të tenderit për liçensën, dyshoj vetëm për atë personin që më ka sjellë Bashkia. S’ka pasur lidhje që të bëja bashkëpunim me dy operatorë që s’kishin tendera”, shprehet Vata për gazetaren e Fax News Elitjona Doko.
https://youtu.be/5lEXEMYQKxI