Gjatë ditës së djeshme Edi Rama publikoi në rrjetin social Facebook pasqyrën e uljes së taksave. “91% numri i bizneseve në Shqipëri, të cilat paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin”, shkruante Rama.
Komentuesi: Hallall ta befte zoti o edi rama po shiko se dita dites po mbyllen biznese!!!
Edi Rama: Vertete? Po si ka mundesi qe ne regjistrin e bizneseve rritet numri i tyre? Si ka mundesi qe rritet numri i te punesuarve ne regjistrin e sigurimeve shoqerore? Si ka mundesi qe rriten te ardhurat nga kontributi i bizneseve ne arken e shtetit? Si kane mundesi keto te gjitha, nese do te ishin duke u mbyllyr perdite bizneset?